Gjatë ditës së sotme në shkollën fillore të mesme të ulët “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj, është bërë inaugurimi i klasëve parafillore me inventar dhe mjete didaktike.
Në këtë inaugurim ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani, si dhe drejtorin gjeneral të Caritasit të Zvicrrës Gerhard Schaumberger, Albert Bakalli koordinator i projektit Caritas zvicerian për Kosove, si dhe Bashkim Bytyqi zyrtar komunal i arsimit.
Me këtë rast Nënkryetari Aliu, ka falënderuar Caritasin zvicerian për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti për inventarizimin e klasëve parafillore në Komunën e Ferizajt.Ndërsa drejtori gjeneral i Caritasit zvicerian Gerhard Schaumberger kanë thënë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen me Komunën e Ferizajt.E nga ana tjetër, drejtorja e kësaj shkolle Andolina Sylejmani, ka shprehur mirënjohjen e saj, për të gjitha investimet që janë bërë në këtë shkolle, duke thënë se një gjë e tillë ka qenë e domosdoshme.
Inventarizimi me mjete didaktike është bërë në bazë të marrëveshjes së Komunës së Ferizajt, gjegjësisht Drejtorisë së Arsimit dhe CARITAS-it zviceran (projekti TAKE), në të cilin kanë përfituar pesë shkolla/institucione arsimore të cilat janë pajisur me inventarë dhe lodra druri për fëmijët parafillor. Inventari dhe pajisjet didaktike mundësojnë edukimin e fëmijëve me metoda të reja në edukimin parafillor. Kjo mbështetje për shkollat tona, është ofruar nga projekti TAKE, i cili zbatohet nga CARITAS-i Zviceran, në bashkëpunim me partnerë vendor dhe përkrahet nga Principata e Lihtenshtajnit.