Lajme

Inaugurimi i Thaçit, në fokus të serbëve

By FerizajPress

April 08, 2016

Për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi, e cila do të mbahet sot në Prishtinë, kanë shkruar edhe mediat në Serbi.

Blic dhe Tanjug vënë në pah se pjesëmarrjen aty e ka konfirmuar kryetari i partisë “Aktivna Srbija”, Dushan Janjiq, ndërsa në listën e rreth njëmijë të ftuarve të tjerë janë edhe 10 serbë, të cilët deri më tani nuk kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë apo jo.

Ndër tjerash shkruhet se sipas mediave tona lokale, opozita i ka bërë gati vuvuzelat për ta penguar këtë ceremoni.

Nga ana tjetër, kurir.rs theks të veçantë i ka kushtuar gjuajtjes me gurë në drejtim të Kuvendit nga pjesëtarët e opozitës në momentin kur Thaçi po e jepte betimin dhe masave të sigurisë të ndërmarra nga Policia e Kosovës, si dhe se si KFOR-i dhe EULEX-i llogariten shkallë e dytë dhe e tretë e përgjegjësisë, transmeton Klan Kosova.