Ferizaj

Inagurohet renovimi i sallës së edukatës fizike të gjimnazit Kuvendi i Arbërit donacion nga shteti Turk

By FerizajPress

November 17, 2021

Gjatë ditës së sotme është bërë inaugurimi i sallës së edukatës fizike të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, donacion i shtetit turk.

Në këtë përurim ishte i pranishëm kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, të cilët pritën Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it turk, Koloneli Fatih Cansiz, Koordinatorin e Zyrës së Agjencisë TIKA në Kosovë z.Cihan Dincer dhe përfaqësues e drejtues të organizatave tjera.

Me këtë rast kryetari Aliu ka falënderuar shtetin Turk për ndihmën që po ofron në ngritjen e kushteve për punë në shkollat e Ferizajt.

“Miqësia e kthyer në bashkëpunim të mirëfilltë në dobi të qytetarëve, po dëshmohet edhe me projektin e radhës të financuar tërësisht nga Republika e Turqisë. Sot, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritëm Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it turk, Koloneli Fatih Cansiz, Koordinatorin e Zyrës së Agjencisë TIKA në Kosovë z.Cihan Dincer dhe përfaqësues e drejtues të organizatave tjera, për të përuruar renovimin e tërësishëm të Sallës së Kulturës Fizike në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, si dhe për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit në vitin 2022, punë e angazhime këto që po i sjellin ferizajasve, dobi të drejtpërdrejt.

Falënderova mysafirët për financimin e këtij projekti, gjersa uroj nxënësit e personelin e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” për këtë investim, ka shkruar kryetari Agim Aliu.