Lajme

Ilir Mirena: Po shoh që po ankohen pse VV nuk pengoi zgjedhjet serbe, tash a po e ruajmë imazhin apo duam gaz

By FerizajPress

April 24, 2016

Publicisti Ilir Mirena ka reaguar ndaj disa komentuesve në Facebook, të cilët sipas tij po pyesin se pse Vetëvendosje nuk po hedh gaz lotsjellës kundër zgjedhjeve serbe. Sipas Mirenës, tash a jemi përcaktu për ruajtje të imazhit e ruajtje të institucioneve tona të krimbura, apo për gaz e protesta?

Shënimi i plotë:

Po shoh ankime te terthorta neper Facebook ndaj VV’s se pse s’kane ba sot dicka kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove. Po pyesin se ku e kane gazin, protestat, etj… Tash a jemi percaktu per ruajtje te imazhit te vendit, per ruajtje te institucioneve tona te krimbura, apo per gaz e protesta? Vec sa si patem vjerr n’konop per ate gaz e protesta qe e bejshin ne Kuvend dhe rruge. Ta durojme tash kete qetesi bajate! Ta ruajm imazhin. Precesi zgjedhor i Serbise ne Kosove kaloi i qete dhe pa probleme. Kjo eshte me rendesi. Pres pergezime per mbarvajtjen e ketyre zgjedhjeve nga Presidenti, Kryeministri, dhe Kryetari i Kuvendit…