Lajme

“Ilir Deda ka qenë ambasador i PDK-së me FER-in”

By FerizajPress

April 25, 2016

Haki Abazi, drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers, duke folur për largimin e Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje ka përmendur edhe pozicionet që Deda ka pasur në karrierën e tij politike.

Abazi ka thënë edhe se “Ilir Deda ka qenë ambasador i Partisë Demokratike të Kosovës me FER-in”, pari që Deda e kishte formuar bashkë me Shpend Ahmetin.

Ai tha se Deda ka lëvizur shumë në karrierën e tij politike.

“Nuk është e panjohur lëvizja e Ilir Dedës prej këshilltarit të Bajram Rexhepit, pastaj FER-i, pastaj këshilltar i presidentes Jahjaga deri te flirtimi i madh me Vetëvendosjen deri sa ka hyrë aty”.

klankosova.tv