Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka reaguar ndaj ceremonisë e inaugurimit të Hashim Thaçit si president.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se kanë shkuar kot 1 milion euro për një president që nuk e mbështet askush, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë: Një milion euro të qytetarëve të shpenzuara kot së koti për një ceremoni e cila tregoi që kryetatri i ri i shtetit nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare – që shihet nga niveli përfaqësues i shteteve që na e kanë njohur pavarësinë.