Lajme

Ilir Abdullahu zyrtarizohet kryeshef i KUR ‘Prishtina’

By FerizajPress

July 14, 2016

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” në një mbledhje të rregullt të mbajtur gjatë ditës së sotme, me shumicë votash vendosi që të emërojë Kryeshef Ekzekutiv të kësaj kompanie Ilir Abdullahun, në një mandat 3 vjeçar.

“Emërimi i Abdullahut në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv nga bordi i drejtorëve, erdhi pas një konkursi publik, pas akceptimit me aksionarin dhe donatorët e sektorit të ujit në Republikën e Kosovës dhe pas një performance pozitive si Ushtrues Detyre i deritanishëm i KUR”Prishtina” sh.a.”, bën të ditur Zyra për marrëdhënie me publikun e KUR ‘Prishtina’.