Ferizaj

Ilazi: Rindërtimi i Kullës së Hasanit, investim në ruajtjen e vlerave të luftës

By FerizajPress

April 14, 2016

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shoqëruar nga Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi dhe Fatmir Qaka- Koordinator për Rini ( Anëtar i Forumit Lokal për Trashëgimi Kulturore) vizitoi vendpunishten tek Kulla e Hasanit. Kryetari Ilazi me këtë rast tha se rindërtimi i Kullës së Hasanit është një projekt i iniciuar nga Forumi Lokal për Trashëgimi Kulturore, ndërsa është duke u financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe Fondacioni Suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”. Kryetari Ilazi vlerësoi se rindërtimi i Kullës së Hasanit është investim në ruajtjen e vlerave të luftës dhe në trashëgimi shpirtërore, pasi që sipas tij të gjithë ushtarët e UÇK-së janë të lidhur emocionalisht me këtë objekt, ku gjatë luftës kanë qenë të vendosur ushtarët e UÇK-së. Nga ana tjetër, sipas Menaxherit të projektit të Kullës së Hasanit nga CHwB-ja Migjen Berisha, deri më tani është bërë pastrimi i terrenit dhe ka filluar muratimi me mure guri, ndërsa punët në katin përdhes janë në përfundim e sipër.