Lajme

Ilazi takohet me  përfaqësues të Rrjetit 20/20

By FerizajPress

May 23, 2016

Këtë të hënë  zëvendës ministri Ramadan Ilazi  është  takuar më një delegacion të Rrjetit 20/20, një organizatë e pavarur që edukon profesionistët në Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e jashtme. Ky delegacion nga ky institut prestigjioz po qëndron në Kosovë në kuadër të udhëtimit të tyre në vendet e Ballkanit.

“Gjatë takimit tim me delegacionin në fjalë, i informova për të arriturat e Kosovës në kuadër të agjendës evropiane, siç është hyrja në fuqi e MSA-së si dhe rekomandimi për liberalizim të vizave për Kosovën. Theksova se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë prioritete strategjike kombëtare që nuk kanë alternativë. Procesi i integrimit Evropian po ndihmon shtetin e Kosovës të konsolidoj vetën si shtet demokratik duke fuqizuar sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.” ka thënë Ilazi.