Ferizaj

Ilazi dhe Reçica presin nxënësit e Ferizajt në Kuvendin e Kosovës

By FerizajPress

June 01, 2016

Dita ndërkombëtare e fëmijëve u festua edhe në objektin e Qeverisë së Kosovës. Për të shënuar këtë ditë përfaqësuesit e Ferizajt në institucionet qeveritare z.Ilazi dhe z.Reçica kanë ftuar nxënës të shkollave fillore të Ferizajt që ta vizitojnë objektin e Qeverisë së Kosovës dhe sallën e kuvendit.

Këta nxënës patën mundësinë të ulen në karriget e deputeteve dhe te diskutojnë për një kohë të shkurtër gjë e cila u solli kënaqësi dhe argëtim.

“Sot me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijeve pata një kënaqësi të pritja një grup të fëmijeve nga shkollat fillore të Ferizajt, duke perfshi nxënës edhe të shkollës Gjon Serreçi ku kam vijuar edhe une mësimet. Së bashku me nxënësit diskutam për Bashkimin Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në familjen evropiane. Impersionuese ishin njohurit e këtyre nxënësve për historin dhe funksionimin e BE-së.” tha z.Ilazi. / FerizajPress