Ferizaj

IKSHPK thirrje qytetarëve pas rasteve të reja me covid-19: Mbani distancën fizike dhe maskat

By FerizajPress

May 09, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën fizike dhe të mos dalin ma maska. Kjo vjen pas shtimit të numrit të të infektuarve sonte, krahasuar me ditët e kaluara. 8 raste të reja u shënuan sonte me covid-19.

IKSHPK shpjegon se koronavirusi ende nuk është eliminuar dhe mund të përhapet.

Njoftimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Të nderuar qytetarë!

Sonte detektuam 8 raste pozitive në tërë vendin e 3 prej tyre në Prishtinë!

870 raste deri sot me 653 të shëruar!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!