Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke mbajtur distancën fizike dhe maskat.
IKSHP thekson se virusi gjende akoma në mesin tonë dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”, thuhet në reagim.
IKSHP lut qytetarët për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19.
Lexoni të plotë njoftimin e IKSHP-së:
“Të nderuar qytetarë!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga instituti kombëtar dhe ministria e shëndetësisë!
Ruajeni shëndetin tuaj! pakujdesia kushton me jetë!
Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj:
Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!
Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”.