Lajme

Ikja masive e të rinjve nga Kosova, deputetët thërrasin seancë të jashtëzakonshme

By FerizajPress

April 10, 2019

41 deputetë kanë kërkuar nga Veseli që të thërras një seancë të jashtëzakonshme me 11.04.2019 (e premte) nga ora 10:00 me  pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta

Indeksonline ka siguruar kërkesën që deputetët i kanë drejtuar Veselit, ku thuhet se shifrat e publikuara se numri i të rinjve të larguar ka kaluar shifrën prej 170 mijë janë alarmante.

Sipas deputetëve, ekziston rreziku permanent që kjo shifër të rritet akoma dhe t’i sjell vendit rrezik të madh, atë të boshatisjes së vendit nga rinia. /Indeksonline/