Shkruan – Hanife R. Salihu
Ndoshta në ketë shkrim timin do të jem këmbëngulse, por dot, nuk munda të rezistoj pa e shfaqur mendimin tim. Por, mendimi im i shfaqur dallonë nga disa që u ”munduan” të tregojnë identitetin tonë kombëtar dhe “disiplinimin” e atyre që në një formë apo në një formë tjetër e marrin të drejtën që të flasin për pjesën tjetër të zemrës. Shumë të gatshëm po janë disa ”analistë” që t’i trajtojnë disa “çështje” e ti bëjnë “ çështje”! Në rast se, “vërtetë” ne shqiptarët e Kosovës nuk po dimë se kush jemi, e çka jemi? Nëse edhe pas shtatëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës, e cila luftë u bë, pasi që na u mohua identiteti ynë kombëtar, shtrohet e trajtohet “çështja” se kush jemi e çka jemi?! Po sikurse t’a kishim mohuar identitetin tonë kombëtar, me siguri se nuk ka qenë nevojshme të kërkojmë në vendin tone, të drejtat njerëzore. E them se nuk ka qenë nevojshme me kërkuar gjënë më elementar të një populli, identitetin,( ku hynë; gjuha, historia, kultura, flamuri) . Pra, sikurse të kishim heçur dorë ne nga këto që i ceka më lartë, nuk do të kishte të burgosur politikë dhe të përndjekur politikë, nuk do të helmonin nxënësit në shkollë e studentët në universitet, nuk do t’i mbyllnin dyert e diturisë, e nuk do të ndodhnin shumë të këqia në ketë vend, e edhe nuk do të kishte arsye të kishte luftë?! Vetëm një dakordim për mohimin e identitetit edhe do të ishim në “rregull” me pushtuesin. Në fakt, edhe pushtuesi këtë e ka pasur në planë, mohimin e identitetit kombëtar dhe asimilimin e popullit tonë. Pra, ata edhe regjistrimin e popullit kur e kanë bë në Kosovë, në kohën kur kanë administruar me Kosovën, qytetarët i kanë pyetur se çfarë nacionaliteti kanë, duke bë përjekje që edhe përmes relegjionit t’iu ndryshohet identiteti. Prandaj, me qëndrueshmëri të pathyeshme e kemi mbrojtur identitetin tonë kombëtar- SHQIPATR. Unë nuk dua të bëhëm “eksperte” e të tregoj se çfarë është identiteti ynë. Por, konsideroj se është shumë e thjeshtë dhe nuk duhet përzirë ketë çështje. Por, disa “analistë” me “analizatë” e tyre apo formulimi i disa pyetjeve nga disa gazetar që nuk po janë në nivel të përgjegjësive vërtetë po janë tendencioze. Unë padashur me i trajtuar këto dy nocione, thëm për vete; Me identitet jam shqiptare, me shtetësi jam kosovare dhe i kam dy falmuj që identifikohem. Me Flamur Kombëtar identifikohem që jam shqiptare, Flamuri që është kuq e zi me shqiponjë në mes ,e për ketë Flamur shumë gjenerata u burgosën dhe u sakrifikuan , dhe që nga 2008-ta e kam edhe Flamurin e shtetsisë që identifikohem që jam nga Kosova. Këto janë rrethanat e sotme, e për nesër të punojm! Nëse kjo “çështje” duhet bë “çështje” dhe nuk po e dimë se kush jemi? Kjo “çështje” iu takon njerëzve kompetentë që t’a trajtojn dhe të tregojnë se kush jemi? E përdora termin njerëz kompetent, se vërtetë, nuk po e dimë se kë po e quajmë ekspert dhe sikurse shumë është banalizuar kjo fjalë. Pra, konsideroj që; njerëz kompetent janë ata që kanë studiuar shkencat politike dhe jo vetëm që kanë studiuar, por, që kanë analizuar dhe kanë trajtuar ketë cështje, që kanë njohuri të përgjithshme në ketë aspekt dhe që kanë punime dhe të arritura shkencore E ekspert të këtillë sigurisht që me kujdes dhe përgjegjësi do të trajtonin temën e identitetit dhe nuk do t’a trajtonin për interesa ditore.