Identifikohet viktima që u hodh nga shkëmbi në Himarë

By FerizajPress

July 10, 2016

Policia bën me dije se ka konstatuar se në dalje të Himarës pranë vendit të quajtur “Qeparo” (në drejtim të Borshit) pranë një shkëmbi, është gjetur një trup i pajetë, i cili i përket Lorenc Dhimucit, rreth 40 vjeç, banues në Himarë.

Policia sqaroi se shtetasi i mësipërm vuante nga sëmundje mendore. Dyshohet se ai është vetë hedhur nga shkëmbi, pasi nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup janë shkaktuar nga hedhja nga shkëmbi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

.