Lajme

ICK e Universiteti i Prishtinës bashkojnë forcat

By FerizajPress

January 25, 2017

“Qëllimi i marrëveshjes është zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë, si rezultat i bashkëpunimit tonë. Ndihma që do të marrin studentët e UP-së është në ndërmarrësi, inovacion, aftësim profesional në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, është thënë nga Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së.

Në anën tjetër marrëveshja po ashtu ka për qëllim ofrimin e ndihmës akademike, logjistike dhe profesionale nga ana e Universitetit të Prishtinës për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në programin e inkubimit, trajnimit, eventeve dhe garave në Innovation Centre Kosovo (ICK), ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës si dhe zhvillimin e hulumtimeve shkencore.

Aktivitetet dhe projektet e përbashkëta të kësaj marrëveshjeje do të lansohen së shpejti dhe do të jenë të hapura për të gjithë studentët dhe të rinjtë nga Kosova.

Marrëveshja për bashkëpunimit në mes të UP-së dhe Qendrës së Inovacionit të Kosovës u nënshkrua nga rektori i UP-së Prof. Dr. Marjan Dema dhe drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu.