Mauro Icardi dhe Inter vazhdojnë të jenë në bisedime për vazhdimin e kontratës. Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi argjentinas, së shpejti do ta konfirmojë të ardhmen e tij te skuadra nga Giuseppe Meazza. Icardi spekulohej me largim nga “Nerazzurrët”, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”. Por, e ardhmja e tij pritet të jetë ende e lidhur me ekipin nga Milano. /Lajmi.net/