Zlatan Ibrahimovic mendon se Manchester United do të kalojë një “sezon special” pasi përcolli ekipin duke u stërvitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, sulmuesi i LA Galaxy sugjeroi se menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka “diçka në proces” në afatin kalimtar të verës. Ish sulmuesi i Manchester United publikoi një mesazh pozitiv për tifozët e ekipit në Instagram. “Përshëndetje të gjithëve. Shikojeni kush e ka përcjell ekipin duke u stërvitur. Shoh shumë kualitet, por jo kualitet si unë”, deklaroi Ibrahimovic, i buzëqeshur, përcjell “lajmi.net”. “Është kënaqësi që i shoh djelmoshat sërish dhe t’i shoh të lumtur duke u stërvitur mirë. Bëhuni gati për këtë sezon sepse do të ndodhë diçka speciale”, u shpreh ai. /Lami.net/