Dëshmitari Shkumbin Mehmeti ka akuzuar sonte në një intervistë në Klan Kosova, Qerim dhe Ibrahim Kelmendin për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Mehmeti ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt. Gazeta Express ka biseduar me të akuzuarin, Ibrahim Kelmendi për këtë çështje. Kelmendi në këtë bisedë ekskluzive ka thënë se krejt ato çka i thotë Mehmeti janë shpifje. Ai thotë se s’ka pasur asnjë arsye që të urdhërojë këto vrasje.