Gorsuch, 49 vjeç, bëri betimin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
Emërimi i gjykatësit Gorsuch në Gjykatën Supreme vjen pas një beteje njëvjeçare politike për të mbushur vendin bosh.
Ligjvënësit republikanë kanë refuzuar të marrin në konsideratë gjykatësin Merrick Garland, i emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, për të zëvendësuar gjykatësin Antonin Scalia, i cili ka vdekur në shkurt të vitit të kaluar, përcjell REL.
Republikanët kanë insistuar se vendi duhet të plotësohet nga presidenti i zgjedhur në zgjedhjet e nëntorit, 2016.
Zgjedhja e Trumpit rikthen shumicën konservatore në gjykatë.