Ferizaj

I vjedhin para shtetasit maqedonas në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

By FerizajPress

June 20, 2019

Një shtetas i Maqedonisë, ka raportuar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës së tij, i kanë vjedhur një çantë me një sasi parash dhe pasaportën  e tij.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:58 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

“Shtetasi i Maqedonisë, ka raportuar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës së tij, i kanë vjedhur një  çantë me një sasi parash dhe pasaportën  e tij”, thuhet në raport.

Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.