Ajo që nuk ka menduar ai ka qenë fakti se për këtë veprim tashmë duhet të vuajë një dënim me 8 muaj heqje lirie.
Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin në ngarkim të 29-vjeçarit Gentian D., duke e deklaruar atë të fajshëm për akuzën e “vjedhjes”.
Referuar vendimit të gjyqtarit Sokol Tona, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur bazuar në një kallëzim të motrës së tij të bërë në 29 janar 2016 në Komisariatin e Policisë nr.4, në kryeqytet.
Sipas kallëzueses, në këtë datë, rreth orëve të mesditës, i pandehuri është kthyer në banesë dhe ka marrë në duar një kompjuter laptop që ishte i dy motrave dhe po luante me të në korridorin e shtëpisë.
“Pas një kohe kallëzuesja ka konstatuar se laptopi, të cilin motrat e mbanin në dhomën e gjumit nuk ndodhej aty.
Mbi interesimin tek i vëllai në lidhje se ku ndodhej laptopi, kallëzuesja ka konstatuar se i pandehuri e ka marrë atë dhe duke e futur në një çantë, është larguar me vrap i ndjekur prej kallëzueses A.D., derisa ai ka hipur në një taksi dhe është larguar”, ka pohuar ajo në kallëzim.
Pas njoftimit të shërbimeve policore, është mundësuar të kapet dhe të arrestohet i pandehuri. Prej tij është mësuar se laptopin e markës “Dell” të vjedhur nga motrat e tij e ka shitur në treg kundrejt vlerës 10 mijë lekë, të cilat po atë ditë i ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.
Bazuar në thëniet e tij është mundësuar edhe gjetja dhe sekuestrimi i sendit të vjedhur, vjedhje e pranuar prej tij, i cili i është kthyer të dëmtuarës. Gjatë gjykimit është administruar edhe dëshmia e të pandehurit Gentian D.
I pyetur në seancë gjyqësore rreth ngjarjes së kallëzuar nga motra e tij, ai është shprehur i penduar, si edhe ka pohuar se një veprim të tillë e ka kryer nga kushtet e tij sociale dhe ekonomike.
Në vendim Gjykata ka çmuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit, i cili ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë, madje edhe i dënuar po për veprën penale të “vjedhjes”./panorama
The post I vjedh laptopin motrës, vëllai dënohet me 8 muaj burg appeared first on Lajminet.