I arrestuari është shtetasi Thanas Kara banues në Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pasi në gjendje të dehur, i ka vënë zjarri, një sasie rrobash dhe sendesh të tjera, poshtë verandës së banesës, duke rrezikuar të djegë banesën e babait të tij, O.Kara 78 vjeç.
Kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjar, ku djali ka kërcënuar babanë i cili shiste rroba të përdorura se do t’ia digjte nëse vazhdonte të bënte një gjë të tillë, pasi i ulte reputacionin. Mbi 44-vjeçarin Thanas Kara rëndon akuza për vepër penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, ngelur në tentativë”.
The post I vë zjarrin banesës së babait, arrestohet 44-vjeçari appeared first on Lajminet.