Lajme

I thyhet vetura e Mimoza Kusarit

By FerizajPress

July 11, 2016

Sot në orët e mëngjesit i është thyer vetura personale, kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Siç merr vesh Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në Parkun Gërmia në Prishtinë, përkatësisht tek rampa në hyrje të parkut, në momentin kur Kusari-Lila kishte dalur si zakonisht për vrapim në Klubin Gërmia 555.

“Po, kryetares së Gjakovës i është thyer vetura. Aty i është marrë edhe kuleta dhe kartela bankare”, ka thënë një person i afërt me të.