Ferizaj

I rrahu myshterinjtë, arrestohet pronari i një lokali në Ferizaj

By FerizajPress

November 02, 2022

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rrahur disa persona në lokalin e tij, të martën rreth orës 01:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në lokalin e tij kishte sulmuar disa persona, ku njërit prej tyre viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.