Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë në banesën e tij në Manëz, ku 20-vjeçari me inicialet A. D ka marrë plagë në gjoks.
Bëhet e ditur se ai ndodhet në kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar armën e plagosjes tip automatik model 56 kalibër 7.62 dhe 202 fishekë model 56.
Policia ka bërë të ditur se ndaj 20-vjeçarit ka nisur procedim në gjendje të lirë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
The post I riu vetëplagoset në gjoks me automatik (Foto) appeared first on Lajminet.