Ferizaj

I riu nga Shqipëria humbi jetën pasi bie prej 40 metrave lartësi në kompaninë “Sharrcem”

By FerizajPress

January 20, 2020

Derisa po punonte brenda fabrikës “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit, ka gjetur vde kjen një 35 vjeçar nga Shqipëria.

Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash në brendi të “sillosit”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë. Policia e Kosovës jemi duke e hetuar rastin për këtë vde kje”, ka thënë Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.