Lajme

“I rebeluari’ Ramiz Kelmendi, do të emërohet zv.kryeministër?

By FerizajPress

September 18, 2016

Deputeti tani i pavarur dhe biznesmeni (pronar i rrjetit ELKOS dhe supermarketeve ETC në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi), Ramiz Kelmendi, në një prononcim për KosovaPress tha se po flitet që ai të bëhet zëvendëskryeministër, por që ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete.

Ai ka shtuar se nëse do ta merrte, do ta pranonte me shumë dëshirë, pasi që nga posti i zëvendëskryeministrit do ta realizonte edhe synimin e tij që të ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur telefonatave. Kurse, burime të KosovaPressit brenda Partisë Demokratike të Kosovës pranojnë ketë emërim që, sipas tyre, pritët të bëhet në kuadër të ndryshimeve brenda Qeverisë aktuale, duke shtuar se nëse Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër ai do të rikthehet në këtë parti.