Lajme

I plagosuri mbrëmë në Prishtinë është vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës

By FerizajPress

September 18, 2018

Mbrëmë rreth mesnatës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër kafiterisë ‘Lemon Tree’, ku është plagosur Osman Pacolli, vëllai deputetit të AKR-së, Islam Pacolli.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se për detaje të tjera nuk mund të flasin akoma.

“Po, i plagosuri është Osman Pacolli. Të tjerat detaje i dërgojmë më vonë”, ka thënë për Gazetën Metro Florije Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.