Pas arrestimit të njërit prej grabitësve Gashi për RTV Dukagjinin, thotë se shpreson të kapen edhe grabitësit tjerë.
“Më ka ndodhur një grabitje që vetëm në filmat aksion mundesh me pa. Duke shkuar në shtëpi, katër grabitës më kanë plaçkitur”, ka deklaruar i dëmtuari.
Ai është shprehur falënderues ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës që kanë arritur të arrestojnë njërin prej grabitësve.
Por atij tashmë i janë paraqitur probleme shëndetësore dhe i duhet tretman i vazhdueshëm nga neurologu. “Vështirësi dhe ankth kam përjetuar shumë. Më duhet një herë në muaj të vizitoj neurologun” Policia në Pejë thotë se është duke punuar që rasti të zbardhet plotësisht.