Lajme

I pari i Suharekës shpallë ditë zie ditën e varrimit të 5 viktimave të aksidentit

By FerizajPress

July 08, 2018

Lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve,Muharremaj ka shprehur ngushëllime duke thënë se në momente të vështira, bashkëndjenë me familjet e tyre në pikëllim, transmeton Indeksonline. Gjithashtu ai ka deklaruar se si kryetar komune do të vendosë ditën e varrimit si ditë zie. Postimi i plotë: Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë. Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim. Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës. Bali Muharremaj