Ferizaj

I mituri goditet nga vetura në Bibaj të Ferizajt

By FerizajPress

July 12, 2016

Një këmbësor i mitur  dje është goditur nga një veturë civile në fshatin Bibaj të Ferizajt

Sipas policisë, viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërkaq ky rast është duke u hetuar nga organet e rendit.

“Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë civile nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin” thuhet  në raportin e policisë së Ferizajt