Shkruan: Agon Hashani “Pse duhet shqiptart me lexu në gjuhën serbe e jo shqipe, kur serbet nuk lexojnë në gjuhën shqipe”. Këto i tha Baca Adem qysh si nxënës i shkollës fillore. Me rastin e vdekjes së tij por edhe më heret sa paraqitej në prononcime publike, Adem Demaçi lavdrohej e kryqëzohej pamasë duke u quajtur “Hero për të drejtat e shqiptarve” dhe nga ana tjetër “tradhëtar e i çmendur sepse po e kritikon Rugovën”. Por Baca nuk i mohonte as njërën e as tjetrën, sepse të dy palët kishin të drejtë: ishte për të drejtat e shqiptarve por edhe kritikonte Rugovën. Baca Adem i “keq” nuk e kritikonte vetëm Rugovën duke thënë “se Ai ishte në rrugën e kombit vetëm deri sa ishte lehtë, por pastaj iu shishmua rakia, duhani dhe kulltuku”, Baca kritikonte edhe të tjerët si Hashim Thaçin, Albin Kurtin etj. Megjithatë kritikat ndaj Rugovës, Bacës i kishin kushtuar me urrejtje aq të madhe nga “rugovistët” sa që ia dëshironin edhe vdekjen si Mark Krasniqi tashmë i ndjerë, por edhe në popull shumë persona të zakonshëm jo-publik fyen dhe vazhdojnë ta fyejn Bacën vetëm sepse fliste në mënyrë të drejtëpërdrejtë, tek e fundit kështu i drejtëpërdrejtë u tregua me një Federatë të tërë siq ishte Jugosllavia dikur fuqia e 3-të me armatim në Evropë e cila do t’i kushtonte me 28 vite burg dhe shkatërrim të jetës normale. Baca fliste “keq”, sepse nëse ishe shënjestër e tij, atë që thoshte nuk dëshironte ta ndëgjonte veshi, por ç’të bëjsh, Baca kishte problem vetëm me politikanë dhe asesi nuk mund ti përgjigjej fyerjeve të disave nga populli i tij, në fund të fundit, si t’i përgjigjesh fyerjes përveq se me fyerje? Kështu Baca heshti sepse këtë duhej ta bënte karshi popullit të tij. Urrejtja patetike e këtyre që nuk ua “shau” as baban e as nënën, ishte shumë e madhe sepse po ua “shante” prijësin, por Baca Adem në një fjalim në Gjenevë të Zvicrrës thotë kështu “nuk më vjen mire kur thërrisni Adem Demaçi sepse ne duhet ta mësojm popullin të mos pres vetëm nga një njeri”. Qëllimi i Bacës ishte të unifikonte popullin që të besonte në qëllimin final për pavarësi sepse individi shkon ose edhe më keq manipulon me atë besim. Baca Adem i Mirë, çdo moment të jetës ia kushtoi popullit të vet, shkruajti, punoi, foli gjithëmon për të mirë të popullit të tij edhe pse kjo i kushtoi me sakrifica të mëdha. Adem Demaçi nga viti 1958 filloi burgjet që ia morën 28 vite nga jeta e tij, vepra e tij “Gjarpinjtë e gjakut” tronditi gjithë Jugosllavinë sepse thirrte në bashkimin e popullit shqiptar duke ndikuar rinin shqiptare që të aktivizoheshin për të drejtat e tyre për këtë kjo vepër edhe u ndalua nga pushteti, impakti që pati kjo vepër ishte aq i madh sa që të shumta janë tregimet studentore si si e bartnin veprën fshehtas nga njëri deri te tjetri. “Gjarpinjët e gjakut” do të frymëzonte gjeneratën e re të të burgosurve politik të cilët vazhduan kauzën e Bacës edhe pse ky i fundit ishte duke vuajtur dënimin me burg, Baca Adem sakrifikoi shumë por asnjëher nuk hoqi dorë nga ai qëllim që ishte përcaktuar sa ishte “axhami”, ai detyrohet të ndahet nga bashkëshortja në mënyrë që të ndalte presionin që i bëhej asaj bashkë me fëmijet e tij, ky ishte një lehtësim për Bacën siq do ta deklaronte edhe vetë. Me vdekjen e Titos, Baca Adem konfrontohet edhe me personelin e burgut ku qëndronte sepse refuzoi ta nderonte diktatorin e ish-Jugosllavisë, në të njëjtën kohë disa “shqiptar” që sot e shajn nën maskën e një ideali, qanin e përmalloheshin për të. Kur del nga burgu, Baca gjen shumë ndryshime, së pari një dictator tjetër i kishte nxën vendin të vjetrit, pastaj në lidershipin e Kosovës ishin ardhur figura të reja siq ishte Ibrahim Rugova, këtë të fundit në fillim Baca e përkrahu dhe u bashkua me të që më në fund ta qonte në vend atë qëllim të cilin e kishte nisur para shumë dekadave, por këtu ai nuk gjeti organizimin politik që i duhej popullit, sepse sipas Bacës duhet të kishte reaksione politike dhe mënyra tjera që t’i bëhej ballë këtij represioni serb. Kjo vërehet edhe në partin tjeter i së cilës Baca edhe bëhet kryetar, ku me shfaqjen e UÇK-së Ai u bënë thirrje të gjithë anëtarve t’i bashkohen formacioneve të UÇK-së dhe të luftojnë për atëdhe. Sakrifica tjetër e Adem Demaçit ishte edhe përcaktimi i tij si përfaqësues i UÇK-së në Prishtinë, ku dihet se jeta e tij ishte në kërcënim të vazhdueshëm nga pushteti atëhershëm, por Baca me një humor dhe qëndrim prej patrioti të vërtet, thoshte pas lufte “spata fat, nuk më vran këta qena”. Pas luftës Baca nuk i harroi por as nuk u ktheu me të keq atyre që ia kishin marr 28 vite nga jeta e tij, i kishin vra vëllan, ia kishin maltretuar familjen, kishin vra me mijëra motra e vllazni nga populli i tij, kishin masakruar, kishin dhunuar etj., megjithatë Baca sa ishte patriot ishte edhe humanist dhe u përkushtua që ata serb që kishin mbetë në Kosovë të mos ndiheshin të lën pas dure e të inkuadroheshin në shoqëri. Paradoksale, mirëpo këtu nuk goditet Baca Adem nga “haterat” shqiptar, duke aloduar në logjikën që armiqësia shqiptaro-serbe është ende e freskët, këtu nuk kritikohet fare. Duke shtjelluar të dy anët e Bacës Adem, neve nuk na ipen përgjigjet e pikëpyetjeve të shumta që mund të kemi, jo me Bacën sigurisht, por me popullin, për të cilin Baca e sakrifikoi çdo gjë të shenjtë e të shtrejt për të. Duke dashur ta kuptoj një pjesë të opinionit që janë dhe vazhdojnë të irritohen me Adem Demaçin, nuk mund ta kuptoj vendimin e lidershipit të partisë së Rugovës, të cilët inatin dhe diferencat në mendime duhet ti menjanonin karshi të bëmave të Bacës Adem për këtë popull, së paku qëndrimi ndryshe nga ai i mos-pjesëmarrjes në ceremonin e varrimit do të ishte taman pjekuri politike. Sidoqoft kthimi i shpinës ndaj Adem Demaçit edhe në udhëtimin e tij të fundit në këtë botë, shihet edhe si kthim i shpinës ndaj një shumice të popullit të Kosovës, këtë veprim nuk do ta bënte Ibrahim Rugova edhe pse Baca e kritikoi pa mas.