Lajme

I merr para dhe i thotë se do t’ia rregullojë vizën për punë

By FerizajPress

April 05, 2016

Në Prizren një i dyshuar mashkull e ka mashtruar një person duke i thënë se ka një firmë ndërtimore në Suedi, dhe kështu mund t’ia rregullojë vizën për punë. Viktima është detyruar të paguajë shumë para, raporton Policia e Kosovës. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se ka marr një shumë të parave, por sipas tij ka dështuar ta rregulloj vizën.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.