Ferizaj

I jepet lamtumira e fundit Ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe ish-drejtorit të Drejtorisë në Ferizaj, Naim Baftiu

By FerizajPress

October 06, 2023

Ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë së Kosovës, që ka shërbyer si sekretar në Ministrinë e Financave,  dhe ish drejtorit komunal të Ferizaj,  Naim Baftiu i cili ditën së djeshme u nda nga jeta,  sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Gjatë paradites në ambientet e Teatrit Adriana është mbajtur mbledhje Komemorative me rastin e vdekjes së Ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe ish-drejtorit të Drejtorisë në Ferizaj, Naim Baftiu

Në këtë mbledhje komemorative, në kujtim të jetës dhe veprës së Naim Baftiut morën pjesë personalitete të shumta nga jeta politike e Ferizajt dhe  Kosovë, deputet, shokë dhe bashkëveprimtar të  Naim Baftiut.

Rreth jetës dhe veprës së Naim Baftiut me këtë rast  nga një fjalë rasti mbajtën kryetari i Ferizajt Agim Aliu,  kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza e shumë të tjerë

“Sot në mbledhjen komemorative, me fjalët që burojnë nga zemra, për dhembjen e pikëllimin që na ka kapluar, i dhamë lamtumirën e fundit, ish drejtorit komunal të Komunës së Ferizajt, bartësit të shumë funksioneve me peshë në Ministrinë e Financave, zotëriut të rrallë mes nesh e personifikimit të suksesit, profesionalizmit e zotësisë, mikut tim, Naim Baftiu!Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve e të njohurve të të ndjerit!Shpirti i tij u prehtë në paqen e parajsës së paskaj!”tha Aliu

Në emër të familjes të pranishmit i falënderoi, Prof, Dr Nehat Baftiu.

Varrimi i Naim Baftiut u bë në orët e pasdites në varrezat e fshatit Komogllavë