Lajme

I jepet lamtumira e fundit gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca

By FerizajPress

September 22, 2019

Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen “Arbëria”, është varrosur gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila të enjten e kaluar ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes në Budapest të Hungarisë.

Shumë qytetarë, familjarë, e kolegë i dhanë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares.

Që nga viti 2010, ajo ka punuar si gazetare në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo la pas vetes bashkëshortin dhe tre fëmijë.