Ferizaj

I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares në Ferizaj

By FerizajPress

August 24, 2021

Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares M.O., në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u v ra të dielen në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arr estuar sot të dysh uarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Para se të niste ceremonia e va rrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vra sjen e 18-vjeçares.

Protesta u përcoll me numër të madh të pjesëmarrësve dhe me pankarta të ndryshme, ndërsa disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po përkujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Në va rrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.