Ferizaj

I infektuari në Bibaj vinte nga Gjermania, është izoluar në aeroport, nuk ka pasur kontakte me familje

By FerizajPress

March 21, 2020

Pas publikimit të rastit të parë më Koronavirus në Komunën e Ferizajt  ka shqetësuar shumë qytetarëve  të kësaj rrethine.

Rasti I konfirmuar për të riun  nga fshati Bibaj i Ferizajt bëhet e ditur se  është izoluar që në  aeroportit.

Familjarë të infektuarit dhe përfaqësues të fshatit kanë deklaruar se personi i infektuar që nga data 12 Mars ka udhëtuar për në Gjermani dje me fluturimin nga Gjermania.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari I fshatit Bibaj, Faton Haxhisalihu.

Për këtë rast edhe kryetari Agim Aliu  ka lëshuar një deklaratë

Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me CoronaVirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj, mirëpo me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së.