Lajme

I hiqet licenca kompanisë, do kryente tjetër transfertë. Arrestohet dhe drejtuesi teknik

By FerizajPress

February 10, 2017

Burime zyrtare bëjnë të ditur se kompania ka dashur të bëjë sot edhe një tjetër transfertë si ajo e një dite me parë, por furgoni ka qenë jashtë kushteve të transportit të quajtur ‘i blinduar’.

Një ditë më parë, në një grabitje spektakolare u vodh një shumë e konsiderueshme parash në valutë, ende e papërcaktuar nga ana e policisë. Ato ishin para të një banke të nivelit të dytë që do të transportoheshin për në Rinas.

Krahas pesë të arrestuarve një ditë më parë, punonjës të kompanisë private të sigurisë që ishin pjesë e grupit të shoqërimit, mësohet se është arrestuar edhe drejtuesi teknik i saj, Fatmir Gapi, si personi përgjegjës për blindimin e mjeteve. / Top Channel