Lajme

I dyshuari për sulmet në Paris do të ekstradohet në Francë

By FerizajPress

April 07, 2016

Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e nëntorit në Paris, do të ekstradohet në Francë nga Belgjika pas disa jave, tha sot avokati i tij.

Abdeslam, i cili u kthye nga Parisi disa orë pas sulmeve të ISIS, në të cilat vëllai i tij hodhi veten në erë, është fshehur nga policia për katër muaj, derisa ai u kap gjatë një bastisje në një lagje të Brukselit e më 18 mars, raporton Reuters.

Prokurorët duan ta marrin në pyetje atë, tha avokati i tij.

“Ka një seancë, e cila do të mbahet në lidhje me vrasjen në tentativë të disa punonjësve të policisë gjatë bastisjes në një shtëpi në Forest”, u tha Sven Mary gazetarëve.