Ferizaj

I dyshuari arratiset nga stacioni policor në Ferizaj

By FerizajPress

November 02, 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arratisur nga stacioni policor në Ferizaj.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacion në mëngjesin e të martës, për t’u intervistuar lidhur me një rast.

Gjatë verifikimit të të dhënave kishte rezultuar se ai kishte një fletëarrest të lëshuar nga gjykata. Por, ai ka arritur të arratiset nga stacioni policor.

“Ferizaj 01.10.2022-06:00. Raportohet se është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për intervistim lidhur me një rast, por gjatë verifikimit në data bazë ka rezultuar se i njëjti ka fletë arrest të lëshuar nga gjykata dhe ka arrit që të arratiset nga stacioni policor”, thuhet në raport.