Lajme

I burgosuri shqiptar i vë flakën dyshekut, lëndohen 5 persona

By FerizajPress

July 25, 2016

Një shtetas shqiptar i burgosur në Itali, i ka vënë flakën dyshekut në qeli. Si pasojë ai ka rrezikuar jetën e tij dhe të burgosurve të tjerë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, por është raportuar nga policia më vonë.

Sipas mediave italiane, nga zjarri u lënduan 5 persona, mes tyre edhe gardianë. Ata u dërguan menjëherë në spital, ndërsa të burgosurit e tjerë u transportuan në vende të tjera të sigurta.

Policia vendase ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Salerno, në burgun e Fuornit. Emri i shqiptarit ende nuk bëhet i ditur. Gardianët e burgut ndërhynë menjëherë dhe nxorën të dënuarit nga qelia. Sipas policisë në atë seksion të burgut ishin 140 të dënuar.