Lajme

I burgosuri i Dubravës deklarohet për shkelje të të drejtave (VIDEO)

By FerizajPress

September 23, 2016

Për çdo ankesë apo kërkesë specifike, si rreth trajtimit apo çështje shëndetësore ata u drejtohen organeve kompetente përmes një formulari.

Ky i ofrohet çdo të burgosuri në gjuhen e nacionalitetit që ai i takon.

Por i burgosuri Drilon Thaçi, një të tillë nuk diti ta plotësojë për një arsye.

Siç tregon vëllai i tij Berati, ditë më parë formulari i vetëm që i dhanë qe në një gjuhë që i vëllai i burgosur nuk e kuptoi.

Thaçi që pretendon se të vëllain e ka me probleme shëndetësore thotë se edhe shërbimi shëndetësor nuk është i kënaqshëm në burg.

Por drejtori i burgut të Dubravës Ismail Dibrani, thotë se mungesa e asaj letre në atë moment që e kërkoi i burgosuri ishte thjesht çështje teknike. Sido që të jete kërkesa e tij u plotësua.

Dibrani tha se ka krijuar edhe një komision për të hetuar nëse janë shkelur të drejtat e te burgosurit Thaçi.