Ferizaj

Hyseni: Administrata komunale në Ferizaj po realizon objektivat e sajë për këtë vit

By FerizajPress

November 09, 2016

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme (DAP), në kompetencat që, ka për ofrimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për administratën komunale dhe për ofrimin e shërbimeve për qytetarë, gjatë këtij viti ka arritur të realizoj të gjitha punët dhe objektivat e saj në të gjitha sektorët e kësaj drejtorie.

Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie Faruk Hyseni, kjo drejtori po punon me një përkushtim shumë të madh në mënyrë që të gjithë qytetarët ferizajas të pajisen edhe me dokumente që ata i kërkojnë.