Sport

Hyka në garë për futbollistin e muajit në Zvicër

By FerizajPress

April 09, 2016

Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka ka kaluar një muaj të mrekullueshëm në kampionatin zviceran. Anëtari i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Luzern në kampionatin helvet.

Kështu Hyka është futur në garë për ta fituar çmimin si futbollisti më i mirë i muajit mars në Zvicër.

E përditshmja zvicerane, ‘Blick’, ka futur Hykën në garë me futbollistët tjerë si Guillerme Hoarau, Renato Steffen, Davide Chiumiento dhe Kim Kallstrom.