Ferizaj

Hyjnë me forcë dhe vjedhin në shtëpinë e një personi që jeton në Zvicër

By FerizajPress

December 04, 2019

Dje në fshatin Dremjak të Ferizajt ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Siç raporton Policia e Kosovës, rastin e ka raportuar vëllai i personit që jeton në Zvicër.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e vëllait të tij i cili gjendet në Zvicër. Nga shtëpia, sipas ankuesit, kishin vjedhur para të gatshme, stoli të ndryshme ari dhe dy armë zjarri një pushkë gjuetie dhe një pistoletë”, thuhet në raportin e PK-së.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.