Lajme

Hungaria jep 62 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

By FerizajPress

December 14, 2016

Me anët të kësaj marrëveshje Kosova përfiton 62 milionë euro, e cila mbulon sektorin e ujërave të zeza.

Ministri Hoti, falënderoi ministrin e Hungarisë për vizitën që i ka bërë Prishtinës dhe për nënshkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme për vendin.

“Marrëveshja ka kushte të volitshme dhe sjell 62 milionë euro me zero interes dhe me afat të kthimit prej 17 vjetësh dhe me grejs periudhë prej një vit e gjysmë”, ka thënë Hoti.

Ministri hungarez Péter Szijjártó e ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar me m ministrin Hoti, duke theksuar se kjo është e rëndësishme edhe për kompanitë e Hungarisë, sidomos për ato që bëjnë menaxhimin e ujit.

Ai tregoi se kanë filluar kërkimet e kompanive për rigjenerimin e ujit në liqenin e Batllavës.

“Përkrah kësaj marrëveshje ne ofrojmë një kredi tjetër për bashkëpunim në mes Kosovës dhe Hungarisë në shumën prej 85 milionë euro. Kjo pako i jep bashkëpunim të madh Kosovës dhe Hungarisë, sepse bashkëpunimi jonë bilateral është rritur rreth 20% muajve të fundit”, tha ai. /EkonomiaOnline

.