Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë probleme me peshën e tepërt, pasi që këta fruta janë të pasur me vitamine dhe antioksidantë të cilët e inkurajojnë humbjen e peshës.
Dieta e limonadës është përdorur për humbjen e peshës për më shumë se pesë dekada nga njerëzit të cilët duan ta kenë trupin në formë dhe të shëndetshme dhe nga njerëzit të cilët dëshirojnë të humbin peshë pa dieta me elemente të veçanta si vitamine etj., transmeton Telegrafi.
Detoksikimi me limonadë jo vetëm që përdoret për humbje të peshës, por edhe e furnizon trupin me vitamina të cilat e mbajnë trupin të shëndetshëm dhe në formë. Veç kësaj, kjo dietë e çuditshme por tejet e mirë, është shumë e lehtë për t’u mbajtur.
Duhet ta konsumoni një përzierje të lëngut të limonit dhe ujit në stomak të zbrazët çdo ditë, pasi të jeni zgjuar në mëngjes. Kjo dietë e detoksikon organizmin dhe do t’i humbni deri në 10 kilogramë për vetëm dy javë.
Ndiqni këto instruksione:
Dita e parë: Një limon i përzier me një gotë ujë
Dita e dytë: Dy limonë të përzier me dy gota ujë
Dita e tretë: Tre limonë të përzier me tri gota ujë
Dita e katërt: Katër limonë të përzier me katër gota ujë
Dita e pestë: Pesë limonë të përzier me pesë gota ujë
Dita e gjashtë: Gjashtë limonë të përzier me gjashtë gota ujë
Dita e shtatë: Tre limonë të përzier me 10 gota ujë
Dita e tetë: Gjashtë limonë të përzier me gjashtë gota ujë
Dita e nëntë: Pesë limonë të përzier me pesë gota ujë
Dita e 10’të: 4 limonë të përzier me katër gota ujë
Dita e 11’të: Tre limonë të përzier me tri gota ujë
Dita e 12’të: Dy limonë të përzier me dy gota ujë
Dita e 13’të: Një limon i përzier me një gotë ujë
Dita e 14’të: Tre limonë të përzier me 10 gota ujë.
Produkti i përbërë nga lëngu i limonit dhe uji duhet të konsumohet i tërë përnjëherë. Sidoqoftë. Nëse ndjeni vështirësi në konsumimin e menjëhershëm, atëherë mund të pini vetëm aq sa mundeni, por pjesën e mbetur patjetër se duhet ta pini më vonë.
Është e rëndësishme të ceket se personat me probleme gastrointestinale duhet ta shmangin këtë dietë.