Pesë persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë në spital në gjendje kritike pasi dyshohen se janë helmuar në një festival muzikor në kryeqytetin e Argjentinës.
Kreu i shërbimeve të emergjencës tha se viktimat janë të moshës 21-25 vjeç të cilët dyshohet për helmim akut.
“Ne do të shohim se çfarë substancash morën viktimat. Shërbimi emergjent është thirrur pasi u bë e qartë se ambulancat private e kishin të pamundur për të përballuar situatën”, u shpreh mjeku Alberto Crescenti.
‘Time Warp festival’ prej ditës së premte është duke u zhvilluar në Argjentinë.