Ferizaj

Humb jetën një person në Ferizaj, goditet me grusht gjatë një përleshje

By FerizajPress

February 22, 2021

Një person ka humbur jetën pas një përleshje që ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se për motive ende të panjohura i dyshuari ka go ditur me grusht në kokë vik timën (50 vjeçar) i cili ka rënë me kokë në asfalt. 

Sipas njoftimit i dyshuari e ka dërguar vik timën në ambulancë dhe i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.

Vik tima, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe rreth orës 00:45 vik tima ka ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i vik timës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.“Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë”, thuhet në njoftim.